“Me CrossFit jam i lidhur shumë dhe i shpenzoj 12 orë në ditë duke u stërvitur me klientë të ndryshëm. Është formë mjaft e vështirë e ushtrimeve fizike, por për çdo njeri që merret me këtë sport, suksesi është i garantuar”, thotë kështu Egzoni
Bisedoi: Blerand REXHEPI
Trajneri i njohur i disiplinës CrossFit në Kosovë, Egzon Shkololli, vazhdon të jetë një nga emrat më të mirë të kësaj fushe. CrossFit është disiplinë e fitnesit me intensitet të lartë që i inkorporon elementet e sporteve të ndryshme dhe llojet e ndryshme të ushtrimeve fizike. Ai si një emër që zgjon interesim në rrjetet sociale lidhur me ushtrimet e tij, nga kjo disiplinë vjen në një intervistë për InfraRed të gazetës KOHA duke treguar këshilla mbi këtë fushë. “Me CrossFit jam i lidhur shumë dhe i shpenzoj 12 orë në ditë duke u stërvitur me klientë të ndryshëm. Është formë mjaft e vështirë e ushtrimeve fizike, por për çdo njeri që merret me këtë sport, suksesi është i garantuar”, thotë kështu Egzoni.
KOHA: Me peshë të trupit dhe me peshëngritje, ushtrimet fizike ndahen në dy grupe, cilat janë më efektive në këtë rast?
Më efektive për mendimin tim është me peshën e trupit të ushtrohet sepse formësohet trupi ashtu si duhet.
KOHA: A është më mirë të ushtrohet me pesha trupore, bëhet më shpejtë ndërtimi dhe definimi i muskujve?
Po normal është më mirë të ushtrohet me pesha trupore, cardio strong.
KOHA: Muskujt e barkut ndërtohen në kuzhinë e jo në palestër, sa e vërtetë është kjo thënie për ju si trajner profesionist?
Është shumë e vërtetë që muskujt e barkut të ndërtohen në kuzhinë me shumë disiplinë të madhe.
KOHA: Dëshira për të ndërtuar një trup të bukur dhe me muskuj brenda një periudhe të shkurtër është e madhe, a mund ta bëjnë atë edhe fillestarët?
Gjithçka është e mundur vetëm duhet seriozitet edhe atëherë suksesi është i garantuar, të gjithë dikur kemi qenë fillestarë.
KOHA: Çfarë ushtrimesh apo ushqimesh do t’u këshillonit personave që duan trup të definuar?
Ushqime sa më të pasura me proteina, carbohydrate dhe vitamina.
KOHA: Cila është më e preferueshme gjatë ushtrimeve fizike: uji apo lëngjet e ndryshme?
Uji është mbi të gjitha, nuk ka diskutim sepse pa ujë trupi nuk funksionon dhe nuk mund të ndërtohet.
KOHA: Duke marrë parasysh se jeni shumë aktiv edhe online dhe të hapur për personat të cilët kërkojnë këshilla rreth kësaj fushe, sipas eksperiencës me këta persona, a mund të na tregoni cili është gabimi më i shpeshtë që bëhet nga fillestarët?
Gabimet që bëjnë fillestarët është se duhet mos me u ndal jo vetëm një muaj ushtrime, por me kërku që një trup të jetë i bukur duhet shumë kohë të gjatë ushtrime e gjëra.
KOHA: A mund të bëhet shkrirja e yndyrës apo humbja e peshës edhe pa inkuadrimin e makinave kardiovaskulare në program?
Po mund të bëhet edhe pa makina kardiovaskulare, ka plot mënyra tjera që mund të shkrihet dhjami, vrapimi i mëngjesit është numër një.