Kampion në sportin të cilin e kultivon tashmë disa vite. Egzon Hyseni vjen në një rrëfim ndryshe për InfraRed të gazetës KOHA ku tregon eksperiencën e tij…
Bisedoi: Blerand REXHEPI
KOHA: Si nise të merreshe me bodybillding?
Arsyeja apo shkaku që unë të filloj të merrem me bodybuilding ka qenë pesha shumë e ulët e imja do të thotë dëshira për të shtuar ndonjë kg më tepër.
KOHA: Je renditur në shumë vende si kampion, cilat cilësi tua të kanë dhënë këto çmime?
Mendoj që disiplina e hekurt dhe dëshira e madhe që të jem i pari kanë qenë shkaku kryesor i trofeve të mia.
KOHA: Meshkujt kanë një imazh të brishtë e delikat… Çfarë mund ta shtyjë atë të “hyjë në fushën e burrave”?
Karakteri është shtylla kryesore e një mashkulli.
KOHA: Me çfarë po merresh tani?
Tani për tani fokusi kryesor është biznesi gjithashtu e udhëheq fitnesin FlexGym dhe e bëj punën si personal trajner, po ashtu merrem me përgatitjen e garuesve të ri.
KOHA: Si mund të krijohet një trup si ky? Çfarë nevojitet?
Ky sport mund të them bindshëm është maratonë me këtë nënkupton se duhet punë shumë e gjatë e mundimshme, disiplinë dhe shumë sakrificë që të arrihen forma të tilla të trupit.
KOHA: Na trego diçka më shumë për veten…
Ajo që më karakterizon mua është disiplina dhe një karakter i pathyeshëm, të cilat më mundësojnë që të jem i suksesshëm në punë sport, familje dhe shoqëri.
KOHA: Si të kanë pritur shokët, miqtë dhe familjarët kur ti je kthyer si kampion?
Padyshim se ka qenë një gëzim i madh te ata janë motivi që unë të mos ndalem asnjëherë dhe çdoherë kur jam kthyer si kampion ka qenë një pritje a papërshkrueshme që më ka sjellë dhe më shumë vullnet të vazhdoj tutje.
KOHA: Ti, si je, në jetën tënde të përditshme? Po aq i brishtë e delikat si çdo mashkull me muskuj?
Njeri shumë i qetë i shoqërueshëm me të gjithë dhe shumë familjarë.
KOHA: Përveçse merresh me stërvitje, çfarë bën gjatë ditës?
Përveç stërvitjes kohën tjetër e shpenzoj rreth biznesit dhe pjesën tjetër i kushtoj familjes time.
KOHA: A ke dëshiruar ndonjëherë të rrahësh keq një mashkull për ndonjë x arsye?
Dhuna dhe vandalizmi janë gjërat të cilat të largojnë nga të qenurit sportist kështu që pavarësisht që të gjithë kemi raste kur jemi të zemëruar me ndonjë person prapë se prapë arrijë shumë mirë të menaxhoj këtë pjesë e cila do më dëmtonte imazhin e sportistit.
KOHA: Ke pasur interes të themelosh ndonjë shoqatë apo klub që do të mbrojë interesin e meshkujve që merren me këtë sport?
Për disa vite me radhë kam qenë anëtarë i bordit të Federatës së Bodybuildingut të Kosovës, tani më nuk jam por çdoherë jam i gatshëm në çdo kohë të ndihmoj sportistët e vërtetë.
KOHA: Tek ne ka shumë tabu… dhe besoj se ti ke thyer një ndër to. Cili ka qenë reagimi më i çuditshëm që ke hasur në këtë aspekt?
Ka qenë tabu mund të them 5 vite më parë, tani dal ngadalë ka fillu të bëhet life style i secilit, po reagimet kryesisht kanë qenë duke menduar që trupi formësohet vetëm me suplemente pa stërvitur fare deri në momentin që kanë filluar të stërvitin vet.
KOHA: Ti je një nga meshkujt e rrallë me super forma dhe kampion, si e komenton këtë?
Kjo më bën edhe më të motivuar për të mos u ndalur sepse jo çdokush mund të bëj këtë që po e bëj unë tani që me pak fjalë them se është punë 24 orëshe.
KOHA: Me thuaj pak avantazhet dhe disavantazhet që ka një mashkull me trup si yti…
Avantazhet janë të shumta që nga aspekti shëndetësorë e deri tek respekti që ke nga njerëzit e tjerë po ashtu është shumë me e lehtë të depërtosh në çdo fushë tjetër sepse krijon shumë lidhje me njerëzit. Ndërsa disavantazhe nuk e besoj që mund të ketë përveç privatësisë dhe gardërobës me të cilën nganjëherë kemi problem të gjejmë numrin dhe modelin që na përshtatet.
KOHA: A je paragjykuar ndonjëherë për trupin që ke?
Jo asnjëherë përveç atyre të cilët nuk ushtrojnë dhe përdorin justifikime.
KOHA: Gjithashtu, keni edhe 1 fitness tuajin në Kosovë. Çfarë e bën ndryshe nga fitneset e tjerë? Mos vallë një mashkull që vjen aty, mund të synojë edhe muskujt?!
Po është fitnesi FlexGym, ajo çka e dallon fitnesin tonë nga të tjerët janë pajisjet ajrosja që është primare për një fitnes pastërtia kujdesi që kemi ndaj klientëve po ashtu ne ofrojmë një ambient të ngrohtë që të bën të ndihesh tamam si pjesë e ekipit jo vetëm si klient.
KOHA: Si mendon, pse tek ne ka kaq pak dashamirës të këtij lloj sporti?
Si në çdo sport tjetër edhe tek ky sport kuptohet që kemi ngel më mbrapa për shkak të kaluarës tonë që kemi pasur si popull por tani mund të them bindshëm se edhe neve jemi në të njëjtin rang me popujt e tjerë sa i përket fitnesit, ka filluar të bëhet lifestyle i secilit.
KOHA: Si e sheh perspektivën e këtij lloj sporti tek ne?
Shumë shpejtë do të jetë sport që do futet brenda secilës familje gjë e cila tani vetëm është duke ndodhur mendoj që është duke pësuar rritje shumë të madhe.
KOHA: A dëshiron që fëmijët tu kur të rriten të ndjekin rrugën e babait?
Patjetër që po sporti është pjesë e imja e gruas time po ashtu që do t’ua transmetojmë edhe fëmijëve tanë, është një diçka që ne si familje sportin e kemi pjesë të pandashme të jetës.