Klanifornia këtë vit do të mbahet mend për humorin e pazëvendësueshëm që i ka dhuruar publikut shqiptarë dhe më e rëndësishmja, e cila me të vërtetë duhet të përmendet i rezistoj pandemisë duke e fituar betejën… Flet për InfraRed në gazetën KOHA, aktori Eglein Laknori
Bisedoi: Blerand REXHEPI
KOHA: Egi përshëndetje, çfarë ka ndryshuar nga hera e fundit që jemi takuar?
Faleminderit që më keni bërë pjesë të gazetës tuaj. Nuk është hera e parë dhe për këtë gjë ju jam shumë falënderues. Herën e fundit nuk kanë ndryshuar shumë gjëra, ndoshta dhe kanë ndryshuar, kjo varet nga këndvështrimi i njerëzve. Flokët i kam më të gjata, kam shtuar në peshë, më është rritur numri i ndjekësve, mendoj se jam rritur profesionalisht dhe humorin gjithmonë e mbaj lart, duke sjell më të mirën e tij.
KOHA: Kam vënë re dhe realisht jeni për t’u përgëzuar, për punën e mirë që bëni për të lumturuar publikun që nuk vjen dot t’ju ndjekë në sallë, por si është të interpretosh në një sallë pa publik?
Patjetër mungesa e publikut në sallë krijon një boshllëk, nga ku na mungojnë emocionet, rrahjet e zemrës më të shpejta se në jetën tonë të përditshme. Mendoj se formati që kemi përzgjedhur në terren është shumë i bukur, ka shumë ngjyra, je i lirë, ke vendndodhje të ndryshme, më pak fjalë nuk je i kondicionuar. Për të treguar dashamirësinë e publikut vende të tilla gjithashtu e realizojnë më së miri. E rëndësishme është që publiku na do dhe ne mbledhim energjitë tona pozitive, për ti dhuruar audiencës dashuri dhe emocione të papërjetuara ndonjëherë.
KOHA: Për çfarë do mbahet mend ky sezon i “Klaniforni-s”?
Klanifornia këtë vit do të mbahet mend për humorin e pazëvendësueshëm që i ka dhuruar publikut shqiptarë dhe më e rëndësishmja, e cila me të vërtetë duhet të përmendet i rezistoj pandemisë duke e fituar betejën.
KOHA: Nëse do t’i vije një emër marrëdhënies mes aktorëve të “Klanifornia-s”, si do ta quaje?
Sigurisht. Do ia vendosja emrin “familja” dhe të konsoliduar.
KOHA: A jeni ju aktorët e humorit po aq me humor edhe jashtë spektaklit?
Ne aktorët e humorit jemi shumë njerëz të ndjeshëm dhe e shikojmë realitetin siç është në të vërtetë. Humori na përfaqëson edhe jashtë skenës. Këtë pjesë ta siguroj 100%. (qesh)
KOHA: Cila është për ty fjala ose fraza më e bezdisshme?
Fraza që më shqetëson më shumë në këto kohë është “mos kopjoni”. (qesh)
KOHA: Gjëja e parë që mendon kur del para kamerave…
Personalisht, kur dal përpara kamerës i them vetes: rri i qetë dhe jep maksimumin tënd për ti bërë njerëzit të lumtur.
KOHA: Cili është kujtimi më i trishtuar që ke dhe që do të doje të të zhdukej nga kujtesa?
Nuk kam ndonjë peng ose kujtim. Gjërat negative ose problematikat e jetës i përkasin të shkuarës nga ku krijohet historia e vet. Nëse dëshiron e tregon nëse jo, nuk e tregon. Koha është e shkurtër, por e pasur. I eliminon gjërat në kohën e duhur. Nuk kam ndonjë gjë specifike për të treguar. Të betohem (qesh)
KOHA: Na thuaj një batutë që e thua shpesh dhe të bën të qeshësh?
Nga batuat e mia të preferuara nuk kam. Kam përzgjedhur publikun ti vlerësoj dhe të qeshin me to.
KOHA: Thonë se aktorët e humorit janë euforikë, është e vërtetë?
E kam personale. Aktorët e humorit janë euforik dhe flasin me gjithë qenien e tyre. Flasin me mimikë, me batuta, me flokë, natën nga ku dhe nuk i zë gjumi.
KOHA: Cilat janë gjërat primare, që ëndërron t’i bësh deri në fund të jetës?
Çështjet parimore janë: Së pasi, mos ta humbas asnjë ditë besimin në Zot, Jezus Krishti; 2- ti shërbej Zotit, njerëzve; 3-ta dua familjen time dhe më e rëndësishmja të jemi bashkë deri në ditët e fundit.
KOHA: Pengu më i madh që të lë ky vit që po kalon?
Nuk kam asnjë peng. Gjërat shkojnë mirë, familja shumë mirë dhe ana profesionale e suksesshme.
KOHA: Nëse do ta hidhje jetën tënde në letër… Cilat do ishin dy gjërat që do t’i përmendje medoemos?
Nëse do ta hidhja jetën time në letër dhe nëse do më duhej të flisja për jetën time do të shkruaja shumë modesisht dhe përulësisht.
ME EGIN…
Tipari kryesor i karakterit tënd? Vërtetësia dhe sinqeriteti
Defekti kryesor? Mendoj që nxitoj pak por le ta vendosin të tjerët më mirë
Ndodh të pendohesh më shpesh që…? Patjetër që ndodh të pendohem shpesh sidomos kur nxitoj(Buzëqesh)
Njëherë u deha dhe…? Nxora trutë
Pa çfarë s’mund të jetosh? Patjetër që besoj se pa Jezus Krishtin!
Gjëja më e lehtë për ty? Përgjithësisht kur shpik personazhet që do bëj, më vjen shumë natyrshëm
Jam i turpshëm kur…? Kam turp!
Je dakord apo ke ndonjë mendim tjetër? Sigurisht që jam dakord por në momente të caktuar në kohë dhe rrethana të caktuara jap dhe mendim tjetër.
Më mirë një mik apo një thesar? Plotësisht i bindur që një mik
Gur-gur bëhet kalaja? Bëhen dy gurë
Shokun zgjidhe më të mirë se veten? Varet
Gënjeshtra është një plagë; edhe në u shëroftë, të le nishan? Gënjeshtra është shumë e shëmtuar dhe u ka këmbët e shkurtra, shumë e shëmtuar është në fakt!
Nuk i gjenden gjarprit këmbët? Mbase gjarprit nuk i gjinden këmbët po dihet se ku ka lënë atletet.
Mendjemadhi niset me kalë, kthehet me këmbë? Kjo puna e mendjemadhit edhe mund të ndodhë
Pula bën vezën, gjelit i dhemb barku? Pula e bën vezën dhe sigurisht që pula ndjen dhimbjen, gjeli po do ta kuptojë po do mos ta kuptojë ose po do ta besojë po do mos ta besojë.