Presidenti egjiptian Abdel Fatah al Sisi shpalli vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme në periudhë prej tre muajve pas sulmeve të djeshme terroriste ndaj kishave krishtere, në të cilën humbën jetën të paktën 44 persona. Sipas Kushtetutës egjiptiane, presidenti duhet që për një periudhë deri në një javë të kërkojë miratim nga Parlamenti. Trupi ligjdhënës megjithatë është në kontroll të përkrahësve të Al Sisit, i cili udhëlheq me vendin nga viti 2013, kur u rrëzua qeveria e islamistit Mohamed Morsi.
“Ju flas jo si të krishterë dhe myslimanë, por si egjiptianë”, theksoj presidenti. “Terroristët tentojnë që të minojnë unitetin tonë dhe nevojitet që të jemi të kujdesshëm, që të mbrojmë atdheun”, shtoi ai. Është planifikuar që të krijohet edhe Këshilli i lartë për luftë kundër terrorizmit dhe ekstremizmit.