Kajro, 5 qershor – Autoritetet egjiptiane i kanë dhënë ambasadorit të Katarit në Kajro afat prej 48 orëve që ta braktisë shtetin dhe e ka revokuar përfaqësuesin diplomatik nga kryeqyteti i Katarit, Doha, kumtoi MPJ egjiptiane. “Ambasadori i Katarit u thirr sot dhe i është dhënë notë zyrtare për afat të kaluar të validitetit të akreditimit si ambasador në Egjipt. I janë dhënë 48 orë që ta braktisë shtetin”, thuhet në kumtesën e Ministrisë. Ministria egjiptiane e Punëve të Jashtme theksoi se Egjipti i ka mbyllur kufijtë e saj dhe hapësirën ajrore për të gjitha llojet transportuese me Katarin, si dhe se vendi i ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Katarin sepse ai mbështet organizata terroriste, përfshirë edhe Vëllazërinë myslimane.