Kajro, 14 korrik – Egjipti do t’i hap për vizitorët dy piramidat më të vjetra të cilat ndodhen rreth 40 kilometra në jug të Kajros, për herë të parë nga viti 1965.
Ministri i Antikiteteve Kaled el Anani deklaroi se arkeologët egjiptianë në nekropolin mbretëror Dahshur kanë gjetur një koleksion gurësh, sarkofagësh prej të cilave disa përmbajnë mumie, përcjellë KOHA.
Ai shtoi se janë gjetur edhe maska varrimi prej druri dhe instrumente për prerjen e gurëve, të cilat datojnë prej periudhës së vonë, gjegjësisht prej vitit 644 deri në vitin 332 para erës sonë.
Në rajonin e nekropolit Dahshur ndodhen piramidat të cilat konsiderohen si më të vjetrat, siç është Piramida e Kuqe dhe Piramida e Sneferus. (koha.mk)