Kajro, 9 shkurt – Egjipti filloi operacion për luftë kundër organizatave kriminele dhe terroriste në gadishullin e Sinait, në disa rajone në pjesën e Nilit dhe në Shkretëtirën perëndimore.
Armata egjiptiane dhe policia publikuan shkallë maksimale të alarmit në ato rajone.
Presidenti, Abdel Fatah al Sisi, dha afat prej tre muajve për shuarjen e rebelimit islamik që zgjat me vite.
“Forcat e sigurisë sot filluan të realizojnë plan për konfrontim me elementet terroriste dhe kriminele dhe organizatat”, citoi zëdhënësi i armatës në kumtesën e publikuar në televizionin shtetëror.
Popullata është thirrur tërësisht të bashkëpunojë me forcat e sigurisë.
Forcat egjiptiane me vite luftojnë me rebelimin e SHI-së në provincën Sinai Verior, ku jetën e humbën qindra ushtarë dhe policë. Vitin e fundit ekstremistët filluan të sulmojnë edhe civilë.