Egjipt, vriten 21 pjesëtarë të grupeve të armatosura

Ushtria e Egjiptit njoftoi se në operacionet në mbarë vendin duke filluar në Gadishullin e Sinait, janë vrarë 21 pjesëtarë të grupeve të armatosura ndërsa 238 të tjerë janë arrestuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Në kuadër të operacioneve në mbarë vendin duke filluar me operacionin ‘Sinai 2018’ i filluar më 9 shkurt, gjatë ditëve të fundit nga grupet e armatosura tekfiriste janë vrarë 21 pjesëtarë ndërsa janë arrestuar 238 të tjerë”, thuhet në njoftimin e ushtrisë egjiptiane.

Në njoftim gjithashtu është theksuar se me shifrat e fundit numri i të vrarëve që nga muaji shkurt është rritur në 259 ndërsa i atyre të arrestuar në 4.467. Ndërsa ushtria egjiptiane ka pësuar 35 humbje.

Forcat e Armatosura të Egjiptit më 9 shkurt bënë të ditur se kanë filluar operacionin ‘Sinai 2018’ me pjesëmarrjen e elementeve tokësore, ajrore dhe detare kundër elementeve terroriste në Gadishullin e Sinait.