Egjipt, vazhdojnë protestat kundër regjimit të Sisit

24

Sipas rrjeteve sociale dhe uebfaqeve të lajmeve opozitare të regjimit, thuhet se protestat kundër qeverisë së presidentit Abdel Fattah al-Sisi kanë vazhduar edhe mbrëmë në qytetet Giza dhe Qena.

Ndërkohë në median që përkrah regjimin egjiptian u bënë lajme se në vend mbizotëron më shumë qetësia se “njerëzit nuk iu kanë kushtuar vëmendje thirrjeve të Mohamed Ali” dhe u pretendua se pamjet në mediat sociale janë të vjetra. Ndërkaq, tërheq vëmendjen se në pamjet e marra me celular nga disa protestues tregohet edhe data e tyre.

Në pamjet dhe lajmet e publikuara në kanalet televizive të grupeve opozitare si “Mekalemeen” dhe “Shark” që transmetojnë nga jashtë Egjiptit, theksohet se mes protestuesve dhe policisë janë përjetuar përleshje dhe se policia ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.

Edhe vitin e kaluar në muajin shtator, kontraktori opozitar egjiptian Mohamed Ali bëri thirrje për protesta kundër qeverisë Sisi dhe thirrjet e tij gjetën jehonë pjesërisht.

Sipas lajmeve në mediat lokale, presidenti Sisi gjatë hapjes së një projekti të naftës në qytetin Qalyubia, pretendoi se thirrjet për ndryshim ndaj egjiptianëve është rrëzimi i shteteve. Në Egjipt përveç problemeve ekonomike, në kohët e fundit prishja e vendbanimeve për të cilat theksohet se janë të paligjshme, ishin ndër faktorët që rritën zemërimin e njerëzve.

Al-Sisi erdhi në pushtet në Egjipt në korrik të vitit 2013, pasi ai rrëzoi presidentin e parë të zgjedhur në mënyrë demokratike të vendit, Mohammad Morsi.

Comments are closed.