Gjykata egjiptiane solli vendimin për vendosjen e më shumë se 350 personave në listën e terroristëve, përfshirë Mahmoud Izzet, një nga udhëheqësit e Vëllazërisë Muslimane (Ihvan). Sipas vendimit të Gjykatës Penale në Kajro, në listën e terroristëve sot janë shtuar 296 persona, në të cilën, ndër të tjera ndodhen edhe anëtarët e Ihvan-it.
Ky vendim është shpalluar në ‘Gazetën zyrtare’. Sipas ligjit, ky vendim mund të apelohet në gjykatë brenda 60 ditëve nga data e publikimit në ‘Gazetën Zyrtare’. Autoritetet egjiptiane gjithashtu dje vunë 56 persona në listën terroriste, përfshirë biznesmenin Hasan Malik, një anëtar i rëndësishëm i Ihvan-it. Në fund të vitit 2013, Egjipti shpalli Ihvan-in organizatë terroriste.