7 militantë u vranë dhe 15 ushtarë egjiptianë nuk dihet akoma a janë vrarë apo vetëm janë plagosur nga një përplasje në Sinai të Veriut të shtunën, tha Ushtria e Egjiptit.
Viktimat e ushtrisë nuk ishin menjëherë të qarta. Megjithatë, dy burime të sigurisë thanë për Reuters se disa nga lëndimet ishin serioze.
Forcat e sigurisë nisën një fushatë para një viti kundër militantëve islamikë të përqendruar në gadishullin Sinai të Egjiptit dhe thonë se ata kanë vrarë disa qindra militantë që nga ajo kohë, shkruan Klan Kosova, ttransmeton gazeta Koha.
“Luftimi i operacioneve, ndjekja dhe eliminimi i elementeve terroriste në zonën ku ndodhi incidenti është në vazhdim”, tha zëdhënësi i ushtrisë në një deklaratë.
Burimet e sigurisë thanë se operacionet po bëheshin nën mbulimin ajror.
Që nga viti 2013, forcat e sigurisë egjiptiane kanë luftuar me militantët islamikë, të cilët në mënyrë të përsëritur kanë shënjestruar pikat e kontrollit të sigurisë dhe pakicën e krishterë të Egjiptit.