Fëmijët kanë nisur të gërhasin në fund të fjalive pasi shohin shumë Peppa Pig në televizor, laptop, tableta apo celularë. Disa prindër po shqetësohen shumë nga ai që e quajnë “Efekti Pepa”. Në faqen e prindërve Romper, disa amerikanë kanë shtruar shqetësimin se fëmijët po imitojnë derrkucët e serialit. “Në fillim u kënaqa që vajza po tërhiqej nga një serial, por tani ka filluar të bëjë si derrkuc pasi përfundon fjalitë”, shkruajnë prindërit. Seriali vizatimor është shumë i famshëm te fëmijët e vegjël të grupmoshës 2-6 vjeç.