Mbrëmjen e kaluar është zyrtarizuar se ndeshja Juventus – Inter do të luhet pa tifozë ditën e dielë. Por gjatë orëve të fundit po qarkullon lajmi që edhe ndeshja mes Real Madrid – Barcelona mund të luhet pa tifozë në “Santiago Bernabeu”, shkruan GazetaBlic, transmeton gazeta Koha. Një numër i madh biletash janë shitur për këtë ndeshje dhe pritet të jetë një spektakël i vërtetë, atje ku do të vendosej shumë potencialisht për garën e titullit kampion.
“Ne po analizojmë situatën në rast se disa ndeshje duhen pezulluar dhe si mund të rikuperohen”, ka deklaruar Javier Tebas, presidenti i La Ligas.“Gjëja më e rëndësishme është që kampionati, qoftë ai me dyer të mbyllura apo me ndeshje të pezulluara, të arrij deri në fund”.“Do të ishte një problem i madh nëse do të ndalonim kampionatin”.