Manaferrat janë fruti që na ndihmojë në parandalimin e inflamacionit të stomakut. Për të bërë të njohur këtë dobi të re të këtyre frutave ka shërbyer një studim italian i kryer nga hulumtuesit në Universitetin e Milanos dhe botuar në Plos One. Studimi tregoi se, substancat e përfshira tek manaferrat kanë një mekanizëm të veçantë të veprimit që mund të luftojnë inflamacionin e stomakut. Ky rezultat siguron bazën për aplikimin e kësaj substance të frutave si një plotësues apo alternative për prodhimin e ilaçeve kundër ulcerës dhe gastritit, por edhe të përdoren si shtese në dietën e përditshme. Studimi zgjati dy vjet dhe është kryer në laboratorët e kërkimit dhe inovacionit në qendrën e San Michele, të Departamentit të Shkencave Farmakologjike dhe Biologjisë Molekulare, në Universitetin e Milanos