Të dhënit gji mund të sjellë pasoja për gratë. Një nga to është Mastitis, që njihet si inflamacion i gjirit i cili vjen si pasojë e infektimit që shoqërohet me ënjtje, skuqje dhe nxehtësi të gjirit. Ky inflamacion i prekë 20% të grave në vit, por pak flitet për këtë pezmatim, shkruan The Independent. Një nga gratë e prekura nga Mastitis është edhe Lindsey Bliss. Ajo është nënë e gjashtë fëmijëve, e cila i kishte ushqyer me qumësht të gjithë fëmijët e saj biologjikë por nuk kishte pasur efekte anësore deri sa i kishte dhënë gji fëmisë më të vogël. Ajo në Instagram e shpërndau një foto intime të saj, ku shihet gjiri i saj i skuqur shkaku i Mastitisit. Përpos gjirit të saj të ënjtur, ajo përjetoi edhe dridhje të trupit dhe kërcëllim të pakontrolluar të dhëmbëve. “Ndjehem sikur dikush po më godet në gji”, tha ajo për Cosmopolitan. Nëse Mastitis ju ndodhë edhe juve, atëherë zbrazja e qumështit nga gjiri mund të ju ndihmojë, dhe një veprim i tillë nuk do t’i bëjë dëm foshnjës. Por nëse simptomat vazhdojnë për më shumë se 12 – 24 orë, atëherë vizitojeni mjekun.