Edukimi dhe sjellja në adoleshencë ndikojnë në rrezikun e demencës

26

Edukimi dhe sjelljet gjatë adoleshencës dhe të 20-ave duket se ndikojnë në rrezikun për të vujatur nga demenca më vonë. Këtë e tregojë tre studime të paraqitura të enjten në Konferencën Ndërkombëtare të Shoqatës Alzheimer 2020. Mungesa e qasjes në arsim në moshë të re; mbipesha, presioni i lartë i gjakut dhe diabeti janë të lidhura ndjeshëm me demencën në jetën e mëvonshme, thonë ekspertët.

Të gjithë këta faktorë rreziku ka shumë të ngjarë të ndikojnë tek njerëzit me të ardhura të ulëta me ngjyrë, tha Maria Carrillo, zyrtare kryesore e shkencës në Shoqatën e Alzheimerit. “Ne e kemi ditur prej disa kohësh që afrikano-amerikanët kanë dy herë më shumë të ngjarë, dhe latinët kanë një e gjysmë herë më shumë të ngjarë të vuajnë nga Alzheimer”.

Në studim, ku u analizua si ndikon masa trupore në moshën 20 vjeçare tek rreziku për demencë, u përfshinë mbi 5 mijë burra dhe gra. Tek gratë, të qenit mbipeshë 20 vjeç e rritu rrezikun me 1.8 herë. Sa më shumë të rritej pasha trupore, aq më shumë rritej edhe rreziku, krahasuar me gratë me peshë normale. Për burrat, të qenit obez në moshën 20 vjeçare e rriti rrezikun me 2.5 herë. Për të dyja gjinitë, rreziku i demencës ishte më i madh në jetën e mëvonshme, që ka kuptim, pasi vetë mosha është një faktor kryesor rreziku.

“Është shumë e rrallë të gjesh një studim që ndjek individët në moshën e hershme të adoleshencës deri në moshën e mesme, dhe më pas si të moshuar. Prandaj kjo është me të vërtetë arsyeja pse kemi dashur ta theksojmë këtë”, vlerësoi Carillo. Një studim i kryer më herët doli në përfundimin se në rrezikun për demencë ndikojnë edhe mendimet negative për një kohë të gjatë.

Comments are closed.