Shkup, 7 shkurt – Në stacionin policor në Aerodrom E.G. (36) nga Shkupi dje raportoi se tek djali i saj gjashtëvjeçar, pasi që e ka marrë nga kopshti, ka vërejtur ënjtje në pjesën e djathtë të fytyrës. Fëmija ka treguar se edukatorja e tij e ka goditur disa herë në pjesën e djathtë të fytyrës.
Nëna e fëmijës pas ngjarjes menjëherë ka informuar drejtorin e kopshtit, i cili e ka këshilluar që rastin ta denoncojë në polici.
– E.G. ka dërguar fëmijën në spital, ku nga ana e mjekut i është dhënë vërtetim mjekësor për lëndimet e konstatuara si ënjtje në pjesën e fytyrës, deklaroi MPB.
Po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit.