Eduard Kukan, eurodeputet (PPE): Detyrë patriotike është që të votohet në referendum

11

Bruksel, 12 shtator  – Porosi deri te votuesit e Maqedonisë që të marrin pjesë në referendum, por edhe porosi deri te VMRO-DPMNE-ja që mos e bojkotojë referendumin e ardhshëm janë një pjesë e temave në të cilat është përqendruar deputeti evropian i Partisë Popullore Evropiane (PPE), Eduard Kukan në intervistën për MIA-n.

Cila është porosia juaj deri te votuesit e Maqedonisë pak ditë para referendumit?

– Porosia ime deri te votuesit e Maqedonisë është se duhet të marrin pjesë në referendum, duhet ta shfrytëzojnë të drejtën që ta thonë mendimin e tyre për zhvillimin e shtetit të tyre dhe nuk duhet ta humbasin këtë mundësi. Pa qenë patetik, detyrë patriotike e të gjithë njerëzve në Maqedoni është të marrin pjesë edhe atë ta shprehin mendimin e tyre për zhvillimin e ardhshëm të vendit. Ju lutem dilni dhe votoni.

Çfarë mendoni për argumentet se pyetja është e dykuptimtë, se nuk ka garanci për fillimin e negociatave dhe se çmimi është tejet i lartë?

– Me qëllim thash se duhet të dalin të votojnë, kjo është e drejtë e tyre. Ndërsa për ata që janë skeptikë rreth pyetjes, unë do të thoja se nuk ka vend për skepticizëm rreth negociatave me BE-në dhe anëtarësimin në NATO. Ka shumë deklarata zyrtare të përfaqësuesve të lartë të BE-së dhe NATO-s të cilët me porosi të qarta, obligime të qarta se kjo do të ndodhë në rast të rezultatit pozitiv të referendumit. Tani nevojitet të dilet dhe të votohet.

Porosia juaj është që të dilet në votim, por jo edhe si të votohet domethënë?

 – Jam një politikan shumë demokrat, t’i lëmë të gjithë qytetarët të bëjnë zgjedhjen e tyre. Unë, personalisht mendoj se Marrëveshja është shumë e rëndësishme për vendin. Fuqimisht shpresoj se rezultatet do të jenë pozitive dhe do të sjellin gjendje të re për shtetin, por atë që gjithmonë e them se është me rëndësi njerëzit të marrin pjesë. Kur seriozisht do të mendojnë për të gjitha çështjet e lidhura me referendumin besoj se do ta marrin vendimin e vërtetë që të votojnë pozitivisht.

Nuk është i qartë qëndrimi i opozitës për referendumin, si e shihni partinë tuaj simotër lidhur me këtë çështje?

– Jemi në kontakt të rregullt. Nuk kanë qëndrim përfundimtar, bisedojnë. Nuk është sekret se u rekomandojmë të mos bojkotojnë dhe se i inkurajojmë të vendosin që të marrin pjesë në referendum. Siç keni vënë re kancelarja Merkel është takuar me Mickoskin, liderin e VMRO-DPMNE-së dhe e di që e ka inkurajuar që të marrë qëndrim pozitiv për pjesëmarrje në referendum. Ndërsa nga lidershipi ynë i PPE-së tentojmë ta bindin partinë tonë simotër se është në interes të vendit dhe duhet të ketë forca politike përgjegjëse në vend, se është çështje me implikime afatgjate, të marrin vendim i cili do t’i obligojë që të marrin pjesë. Por, tani për tani nuk them se nuk ka vendim formal.

Kryeministri Cipras këtë mëngjes në PE porositi se pikërisht forcat konservatore në të dyja vendet janë pengesa më e madhe për Marrëveshjen. Duke marrë parasysh këtë se ju personalisht e përkrahni këtë Marrëveshje, si e vlerësoni atë se partia juaj paraqet problem më të madh?

– Do ta kisha shmangur ta përdor këtë terminologji. Objektivi im  është se në Maqedoni ende bisedojnë dhe mundohemi t’i bindim të sjellin  vendim politik përgjegjës. Kur kemi të bëjmë me Greqinë, Demokracia e Re  në mënyrë aktive udhëheq  fushatë kundër Marrëveshjes. Por, e dini se realiteti politik në Greqi është se Syriza ka shumicë në parlamentin grek ta miratojë Marrëveshjen. Mendoj se ajo është më e rëndësishme.

Kur kemi të bëjmë me Maqedoninë, kolegët tanë të VMRO-së janë në një periudhë të vështirë të ndarjeve të brendshme në partinë e tyre.  Pas 11 viteve në pushtet tani janë opozitë,  pozita e tyre e reflekton atë pasiguri, tension dhe shqetësim. Partia nuk është e bashkuar për këtë çështje. Dëgjova se Antonio Milloshovski udhëheq fushatë për bojkot, ashtu që i pjesshëm është reflektimi i gjendjes në të cilën gjendet partia. Kohë e keqe për partinë është që çështja e tillë e rëndësishme  duhet të zgjidhet dhe mendoj se do të jenë të vetëdijshëm për përgjegjësinë e tyre. Në vend se t’i dekurajojmë, mundohemi në mënyrë pozitive t’i inkurajojmë të shkojnë në votim.

Cilat janë skenarët nëse referendumi nuk ka sukses?

– Nuk mendojmë për këtë, nuk ka plan B. Nuk dua hipoteza. Në PE, në Evropë kuptojmë se sa e rëndësishme është për Maqedoninë, sa do të jetë përparësia nëse zgjidhet ky kontest, ç’farë zhvillimi dinamik nëse shkojnë drejt BE-së dhe NATO-s. Për ne është thjesht e paimagjinueshme për të menduar se do të dështojë referendumi. Refuzoj të mendoj se mund të dështojë.

A besoni në urtësinë e qytetarëve të Maqedonisë ?

Po, populli i Maqedonisë është popull i urtë. Nuk duhet ta nënvlerësojmë atë. Besoj se kur të shkojnë në votim me të vërtetë do ta kuptojnë se ky është votimi i cili do të sjellë të ardhme në vend.

Duhet t’ju pyes  për në fund  për problemin tjetër të madh të Ballkanit, Kosovës dhe Serbisë, cili është qëndrimi juaj për ndryshimet e kufijve  ose këmbimin e territoreve të cilat gjithmonë e më shpesh përmenden?

– Duhej të pritet se dialogu  tashmë zhvillohet një kohë të gjatë dhe se ka vështirësi, tensione dhe shpresoj se me ndihmën e dialogut të BE-së do të vazhdojë,  ndërsa për çështjen  të cilën e parashtruat unë nuk kam parë propozim zyrtar por jam kundër marrëveshjeve të tilla, mendoj se do të ishte gabim dhe konsideroj se në Bruksel ndjenja është e njëjtë, në të gjitha institucionet dhe të gjithë politikanët. Shkëmbimi i territoreve  absolutisht nuk është ide e mirë.

Comments are closed.