Paris, 28 maj – Kryeministri francez Eduard Filip konfirmoi sot se vendimi për hapjen e kufijve të jashtëm të BE-së, do të sillet pas 15 qershorit me koordinim të përbashkët evropian.
Franca, sipas Filip, mbështet rihapjen e kufijve të BE-së pasi iu rikthye fillimisht çështjes së kufijve të jashtëm drejt Bashkimit Evropian, duke specifikuar që vendet evropiane do të vendosin nëse do t’i rihapin ato më 15 qershor.
Gjithashtu në këtë datë, 15 qershor, Franca bëri thirrje për rihapjen e kufijve të brendshëm të Bashkimit Evropian. Franca po bën presion për rihapjen e kufijve pa karantinë dy-javore, por do të zbatojë “parimin e reciprocitetit me vendet që mbyllin kufijtë e tyre ose zbatojnë karantinë”, tha Eduard Filip.
Në të njëjtën kohë, liria e plotë e lëvizjes më 2 qershor u kthye në të gjithë territorin e vendit. Deri më tani, ajo ka qenë e kufizuar në rreze prej 100 kilometra nga vendi i vendbanimit.