Shkup, 25 shtator – Edon Hambari lindi me 26.05.2005 në Dibër, nxënës i shkëlqyeshëm pranë shfk “Ismail Qemali”-Çair-Shkup. Ka marr pjesë në gara të ndryshme. Vendin e parë në olimpijadën rajonale në matematikë e organiziar nga SHMI “Paskal” në vitet 2016,2017,2018,2019.
Në vitin 2016 e fiton vendin e parë në garat regjionale nga lënda e matematikës në Maqedoni. Në vitin 2015 është fitues në garën nacionale Avakus -Brainobrain. Edoni është gjithashtu sportist i shkëlqyer, futbollist pranë shkollës rinore të KF “Rabotniçki” – Shkup. Me klubin futbollistik ka fituar çmime dhe mirënjohje të ndryshme në ato shtetërore dhe ndërkombëtare, transmeton gazeta KOHA.
Sot në konkurencë të 469 garuesve e fitoi vendin e parë në garën nacionale: Kuizi Europian për para.
Krenohemi me Edonin!
Afër 500 nxënës nga shkollat fillore dhe të mesme nga i tërë vendi morrën sot pjesë në garën kombëtare të Kuizit evropian të parave, i cili si edhe në vendet tjera evropiane, u mbajt përmes platformës elektronike Kahut (Kahoot!).
-Vendin e parë e fitoi Edon Hambari nga shkolla fillore “Ismail Qemali” nga Shkupi, nën mentorim të Merita Tairi.
– Vendin e dytë e fitoi Andrej Shumanski nga shkolla fillore “Kirill Pejçinoviq” nga Shkupi, nën mentorim të Aleksandra Boshkovska-Spasovska.
– Vendin e tretë e fitoi Antonio Jordanoski nga shkolla fillore “Rampo Levkata” nga Prilepi, nën mentorim të Illço Jordanoski.
Kuizi është një projekt i Federatës bankare evropiane dhe ka për qëllim që të motivohen shkollat dhe kuadri mësimdhënës në Evropë edhe më tepër të investojnë në edukatën financiare të nxënësve të grupmoshës prej 13 deri 15 vjet. Vendi ynë për herë të dytë është pjesë e këtij projekti të rëndësishëm, në nismë dhe me organizim të Asociaconit bankar maqedonas, e në bashkëpunim me Bankën popullore dhe Komisionin për letra me vlerë dhe me mbështetje të Ministrisë së financave dhe Ministrisë për arsim dhe shkencë.
Për shkak të gjendjes me pandeminë e COVID-19, këtë vit, garat kombëtare në disa vende evropiane, përfshirë edhe vendin tonë, u mbajtën në një mënyrë tjetër krahasuar me vitin e kaluar – me një pjesëmarrje online dhe përmes paraqitjes individuale të nxënësve, pa ekipe. Përpara mbajtjes së garës, me testimin e brendshëm në shkollat ishin të përfshirë rreth 5500 nxënës, që konfirmon se për momentin ky është evenimenti më masovik me karakter të garimit dhe edukatës i dedikuar për të rinjtë, që organizohet tek ne.
Asociacioni bankar maqedonas, Banka popullore, Komisioni i letrave me vlerë, Ministria e financave dhe Ministria e shkencës dhe arsimit u urojnë të gjitha shkollave, mentorëve dhe nxënësve të cilët edhe krahas sfidave të numërta që edhe tyre iu shkaktoi kriza me virusin korona, demonstruan vetëdije të lartë për rëndësinë e madhe të investimit në arsimimin financiar edhe në një periudhë të këtillë, dhe punuan me përkushtim që përmes Kuizit evropian të parave të arriten rezultate të rëndësishme, të cilat janë edhe një depozitë në zhvillimin e mëtejmë të ekonomisë maqedonase dhe një lloj garance për gatishmërinë e gjeneratave të reja për kyçje aktive në rrjedhat financiare.
Përvojat të cilat institucionet financiare i zotërojnë gjatë krizës me virusin korona edhe një herë e konfirmojnë rëndësinë e investimit në edukatën financiare dhe në nxitjen e inkluzionit më të madh financiar të popullatës. Të gjitha institucionet të cilat marrin pjesë dhe e mbështesin mbajtjen e Kuizit evropian të parave në vendin tonë vazhdojnë me aktivitetet e veta në këtë sferë, ku në dimensionimin e një pjese të aktiviteteve do të përdoren edhe përvojat që zotërohen në këtë periudhë.
Fituesit të garës kombëtare të Kuizit evropian të parave, si dhe nxënësve të cilët e fituan vendin e dytë dhe të tretë, si dhe mentorëve të tyre do u ndahen çmime përkatëse.(koha.mk)