Sot pasdite i arrestuari Edmon Themelko është dërguar në burgun e Shutkës, ku do të vuaj 30 ditët e paraburgimt të caktuara dje nga Gjykata. Nga të dhënat paraprake Alsat mëson se i pandehuri Themelko është vetëdorzuar me vullnetin e tij në polici, transmeton Alsat M. Edmond Themelko është arrestuar pak momente më parë nga policia pasi gjykata dje kishte kërkuar masën e paraburgimit 30 ditor dhe menjëherë pas kërkesësë së gjykatëa ishte lëshuar një fletarrest ndërkombëtar.
Kreu i Pustecit, Edmond Themelko është akuzuar në rastin “Titanik” për parregullsi zgjedhore. Përveç Temelkos, në “Titanik” akuzohen edhe ish kryeministri, Nikolla Gruevski si dhe ministrat në qeverinë e tij, Gordana Jankuloska, Biljana Brishkovska-Boshkovska dhe Mile Janakieski. Në mesin e 20 të akuzuarve janë edhe Martin Protugjer dhe Kirill Bozhinovski.