Paris, 29 janar – “Le Mond” parisien me koment redaktues u përqendrua në votimin për Marrëveshjen e Prespës në favor të Republikës së Maqedonisë Veriore, nga ana e Parlamentit grek. Sipas gazetës prestigjioze ditore franceze “duhet të përshëndetet ky votim, me të cilin hapet rruga për integrimin e këtij shteti të vogël në bashkësinë perëndimore”, njofton korrespondenti i MIA-s, transmeton koha.mk
“Le mond” thekson se “mundësitë për festimin e fitoreve ndaj nacionalizmit sot nuk janë shumë të shpeshta dhe ky është një lajmi i mirë nga Ballkani. Do të thotë të gëzohemi dy herë, pas votimit në parlamentin në Athinë, më 25 janar, në dobi të marrëveshjes midis Greqisë dhe IRJM-së, me çka hapet rruga për integrimin e këtij shteti të vogël në bashkësinë perëndimore”.
Dhjetë ditë pasi këtë e bëri parlamenti në Shkup, parlamenti grek me shumicë të ngushtë, e miratoi Marrëveshjen e Prespës, të nënshkruar në qershor të vitit 2018 midis qeverive të dy vendeve, me të cilat vendoset emri zyrtar Republika e Maqedonisë së Veriut, për të cilin ashpër është negociuar nga Athina me IRJM-në. Nga viti 1991, Greqia ka kundërshtuar që ky shtet, pas rënies së federatës jugosllave, të mbajë emrin e njëjtë si rajoni i saj, Maqedoni, përkujton komentuesi i gazetës.
“Ky fund i gëzuar fillimisht duhet t’i përshkruhet kryeministri grek Aleksis Cipras dhe kolegut të tij nga Maqedonisë, Zoran Zaev. Të akuzuar për tradhti nga ana e kundërshtarëve të tyre, ata guximshëm e kanë mbajtur fushatën e dhunshme, të mbështetur me demonstrata të mëdha, për t’i tejkaluar tensionet dhe t’i japin fund grindjes të vjetër pothuajse tridhjetë vjet”.
“Le Mond” përkujton se “Zaev është përballur me kundërshtim nga ana e presidentit të tij nacionalist Gjorge Ivanov, pasues i kryeministrit Nikolla Gruevski, i cili është i dënuar për korrupsion dhe tani është i strehuar në Hungari, nën mbrojtjen e Viktor Orban”.
Cipras, përkujton gazeta “ka parë si koalicioni i tij bie pasi ministri i tij i Mbrojtjes, Panos Kamenos dha dorëheqje disa ditë pas votimit në Parlament. Ai nuk ka mundur të konsiderojë as në mbështetjen e partisë djathtiste Demokracia e Re, e cila megjithatë është e kryesuar nga orientimi proevropian Kirijakos Micotakis, i cili e ka mbajtur kundërshtimin e tij të marrëveshjes”.
Shkupi, sipas “Le mond”, në ndërkohë, ka guxuar t’i japë fund eskalimit të retorikës dhe simboleve, të ushqyera nga ana e Nikolla Gruevskit i cili ishte në pushtet nga viti 2006 deri në vitin 2018 dhe statujat e tij të ngritura në famë të Aleksandrit dhe Filipit të Maqedonisë.
“Përkushtimi i Bashkimit Evropian, Uashingtonit dhe Kombeve të Bashkuara ishte vendimtra në shtyrjen e dy vendeve për kompromis, derisa në prapavijë Rusia tenton t’i vendos pionët e saj”, analizon gazeta .
Perspektiva e afërt për hyrjen e Maqedonisë së Veriut në NATO dhe inkuadrimin më të largët në BE ishin kyçe. Në muajin shtator të vitit 2018, disa liderë evropianë, veçanërisht ata gjermanë e vizituan Shkupin për ta mbrojtur referendumin për ndryshimin e emrit.
Kjo mbështetje, megjithatë, shkaktoi përshtypje se marrëveshja është imponuar nga lartë. E shfrytëzuar nga ana e teorive të komplotit, ai argument kontribuo për jehonë të ulët të referendumin, të bojkotuar nga ana e opozitës. Pas mossuksesit të konsultimeve, socialdemokrati Zoran Zaev është dashur ta përdorë tërë aftësinë e tij për të bindur dy të tretat e deputetëve për të votuar për ndryshim të emrit, përkujton komentuesi i “Le mond”.
“Fotografia nuk do të jetë e kompletuar pa mbështetjen, të dhënë vetëm disa ditë para votimit në Parlamentin grek, të cilin Aleksis Cipras, lideri i majtistes radikale e mori nga anë e kancelares gjermane Angela Merkel, me të cilën ai ka luftuar, duke tentuar për të gjetur dalje më pak të vështirë për Greqinë gjatë krizës debitore. Duke e ndërmarrë rrezikun për të shkuar kundër pjesës më të madhe të opinionit, disa muaj para zgjedhjeve të reja parlamentare, Cipras e konsolidoi statusin e tij si shtetas”, përfundon gazeta ditore franceze. (koha.mk)