Edita Tahiri: Coptimi i Kosovës, gabim historik i Ramës dhe Thaçit

Prishtinë, 17 janar – Ish-zëvendëskryeministrja dhe kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri vijon me akuzat ndaj presidentit Hashim Thaçi dhen kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, lidhur me idenë e ndarjes së Kosovës.

E ftuar në “A Show” në T7, përballë Adi Krastës, Tahiri është shprehur se ky ka qenë një gabim historik i tyre.

“Kanë bërë gabim historik, edhe Thaçi, edhe Rama”, ka thënë Tahiri në emisionin “A Show”, në televizionin T7, teksa ka folur për diskutimet e dy udhëheqësve shqiptarë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, për shkëmbime territoresh mes Kosovës e Serbisë.

“Unë nuk e lejova Serbinë të hapë tema territoresh”, ka deklaruar Tahiri, që dikur udhëhiqte palën kosovare në dialogun me Serbinë.

“Integrova veriun. Strukturat paralele u shuan. Vumë kufij me Serbinë, se ishin pikat e djegura. Hoqëm nga mendja e Serbisë se mund ta marrë Trepçën”, është shprehur Edita Tahiri.(koha.mk)