Edicioni i parë i festivalit të teatrit Akt Fest shpall fituesit, ja emrat (Foto)

13

Shkup, 5 dhjetor – Në Teatrin e Komedisë në Shkup me shfaqjen “Medea” nga Teatri Kombëtar “Kujtim Spahivogli” Tiranë, ka përfunduar edicioni i parë i festivalit më të ri teatror në vend AKTFEST 2019 që për pesë netë më radhë u prezantuan 6 shfaqe teatrore nga skenat shqiptare prej Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë duke sjell rolet më të spikatura në gjuhën shqipe.  Juria ka qenë e përbërë nga aktorët Ndriçim Xhepa, Vebi Qerimi dhe Shkumbin Istrefi që kanë përzgjedhur edhe fituesit e këtij festivali.

Fituesit e edicionit të parë të festivalit teatror “AKTFEST 2019”

1. Aktori më i mirë në rol kryesor- Refet Abazi
2. Aktorja më e mirë në rol kryesor- Luiza Xhuvani
3. Aktori më i mirë në rol joprotagonist- Luran Ahmeti
4. Aktorja më e mirë në rol joprotagonist- Kristi Lleshi
5. Aktori i ri më i mirë/Aktorja e re më e mire- Bujar Ahmeti

Festivali pësoi vetëm një ndryshim në program, kjo për shkak të fatkeqësisë natyrore që kaploi qytetin e Durrësit, trupa teatrore e këtij qyteti me shfaqen “Revizori” anuloi pjesëmarjen dhe në vend të saj mori pjesë Teatri i Tetovës me shfaqen “Jashtë bie borë”. Festivali filloi më 30 nëntor dhe zgjati deri më 4 dhjetor, u mbajt në dy lokacione në Teatrin Popullor të Maqedonisë dhe në Teatrin e Komedisë.

 

Comments are closed.