Ndeshja Shqipëri-Itali ka marrë vëmendjen maksimale dhe natyrisht në këtë ceremony nuk mund të mungonte edhe Kryeministri I vendit, Edi Rama. Gjatë ceremonisë së ekspozitës së katër Kupave të Botës të fituara nga Italia në Teatrin “Migjeni” në Shkodër, presidenti i Federatës së Futbollit të Italisë, Carlo Tavecchio i dhuroi Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës, fanellën e Italisë, pikërisht atë të Antonio Candreva-s, futbollist që luan me Inter në Serie A.
Pasi falënderoi Tavecchion për dhuratën, Kryeministri Rama tha me batutë: “Ky është lojtari i Interit, unë jam me Juventusin. Megjithatë po e marr, edhe pse më rri pak e vogël, duket. Le ta mbajë djali im”. Nota humori mes palëve, ku italianët e kanë kuptuar që në ndeshjen miqësore dy vite më parë dashurinë për ekipin axurr dhe ëndrrën e shqiptarëve e kahershme për t’u përballur me Italinë. Fatmirësisht, ndeshja Shqipëri-Itali nuk përmban as tension kualifikimi apo renditjeje.