Tiranë, 3 tetor – Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama ka ndërmarrë dje një udhëtim urgjent për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vetëm pak kohë pasi qëndroi aty për 10 ditë. Burime të sigurta nga stafi pranë tij e konfirmojnë këtë lajm, por sipas tyre kjo vizitë ka të bëjë me një vdekje në rrethin e të njohurve të tij, përtej oqeanit, bëjnë të ditur mediat shqiptare. Por burime të tjera thonë, se “vdekja” është një alibi pas dekonspirimit të kësaj vizite të fshehtë 24 orëshe në SHBA. Ato e lidhin udhëtimin me deklaratat e fundit të ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu dhe ultimatumin që i ka dhënë SHBA-ja, për të goditur simbiozën e krimit të organizuar, me zyrtarë të lartë në qeverinë e tij. Mësohet se Rama ka shkuar në SHBA për të takuar mikun e tij Xhorxh Soros dhe për ti kërkuar ndihmë. Të njëjtat burime konfirmojnë se e gjitha kjo bëhet, për të shpëtuar kokën e tij, pasi dy ministra aktual të kabinetit që drejton tashmë, “e kanë prerë biletën” e largimit. Rama mbërrin sot në Shqipëri dhe pas këtij udhëtimi dhe deklaratave të ambasadorit Lu mësohet se priten zhvillime të rëndësishme, në skenën politike shqiptare.