Shkup, 27 shkurt – Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Shqipërisë kanë shumë interesa të përbashkëta të cilat janë kapital serioz për ndërtimin e marrëdhënieve afatgjata miqësore, me projekte të cilat janë me interes të posaçëm për qytetarët e të dy vendeve, theksoi kryeministri Zoran Zaev në takimin e sotëm me ushtruesin e punëve ministër për Evropës dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, njofton Koha.
Duke i dëshiruar mirëseardhje delegacionit, në takim Zaev theksoi se edhe me këtë vizitë konfirmohet miqësia e përzemërt mes dy vendeve, pa çështje të hapura dhe me udhëzime të projektuara për përforcimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit mes qeverive dhe qytetarëve të të dy vendeve. Njëherit u falënderua për ratifikimin e Protokollit për anëtarësim në NATO në Parlamentin shqiptar.
“Përveç interesave të përbashkëta strategjike për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria punojnë me përkushtim për ndërlidhjen infrastrukturore të të dy vendeve, që këtë vit duhet të marrë dinamikë të re me përfundimin e përgatitjeve për start të punëve në linjën hekurudhore nga Kërçova deri në Lin, në Shqipërinë fqinje, si dhe me përfundimin dhe konektimin e aksit nga autostrada Kërçovë-Ohër me Qafë Thanën”, u theksua në takim.
Kryeministri Zaev theksoi se përveç me këto projekte, si dhe me bashkëpunimin në sferën e energjetikës, hapen mundësi plotësuese për bashkëpunim me ekonominë, si potencial për thellimin e miqësisë mes dy vendeve dhe popujve të tyre, nga të cilat dalin edhe përfitimet për projekte të reja për bashkëpunim edhe në arsim dhe në kulturë.
Cakaj shprehi falënderim për takimin me kryeministrin Zaev, si dhe kënaqësinë e Qeverisë së vendit të tij dhe të kryeministrit Edi Rama nga marrëdhëniet e jashtëzakonshme dhe nga mbështetja e ndërsjelltë mes dy vendeve që shënojnë rritje të jashtëzakonshme në dy vitet e fundit.
Në atë drejtim, ai në takim informoi se Qeveria shqiptare po i përfundon punët administrative për fillim të punës së Qendrës kulturore të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Tiranë, dhe se po shqyrtohen mundësitë për hapje të Qendrës kulturore të Republikës së Shqipërisë në Shkup.
Cakaj në takim e dorëzoi letrën nga kryeministri shqiptar Rama, me të cilën e fton kryeministrin Zaev për vizitë zyrtare në Tiranë. Me atë rast ia transmetoi urimet për përfundimin e suksesshëm të dispozitave nga Marrëveshja e Prespës, si dhe për procedurën e ratifikimit të Protokollit për inkaudrim të vendit tonë në NATO.
Kryeministri Zaev u falënderua për ftesën dhe paralajmëroi se me kënaqësi do ta vizitojë Republikën e Shqipërisë, si vend mike e cila e mbështetë Republikën e Maqedonisë së Veriut nëpër tërë këtë proces, dhe si vende partnere të cilat kultivojnë vlera të njejta kur është në pyetje e ardhmja e përbashkët e rajonit, kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp. (koha.mk)