I ri dhe shumë i pashëm, një djalë që i është futur ndeshjeve të boksit me shumë seriozitet. Edi Kadrija është nga një fshat i Komunës së Junikut, por që jeton në Gjermani dhe ka shkuar atje si katër 4-vjeçаrë. Në një intervistë për shtojcën INFRARED të gazetës KOHA, Edi rrëfen se për momentin është i fokusuar kryesisht në sportin që e kultivon dhe nuk ka ndonjë femër në krah
Bisedoi: Blerand REXHEPI
KOHA: Emocionet para ndeshjes dhe momenti që ke mësuar kundërshtarin?
Emocionet para luftës janë shumë normale e di që bëj e atë e ndjek e unë bëj stërvitje nga 3-4 orë në ditë dhe dua të bëhem kampion që të tregoj botës se kush jam e sa mundem të mbërrijë.
KOHA: A ke pasur frikë ndonjëherë?
Për frikë ose ndonjë gjë një boksieri që bën stërvitje secilën ditë dhe ndjek perspektivat e vjetra nuk ka frikë, ka më shumë respekt ndaj kundërshtarit është frikë më shumë nëse bën më pak se sa duhet, motori është që të tregohet botës kush je dhe si e bën luftën, jam i përgatitur gjithmonë.
KOHA: Mendimi që ju ka ardhur në kokë në momentin kur jeni shpallur fitues në ndonjë ndeshje?
Boksieri i vërtetë që e do ndonjë gjë ka shumë zemër dhe emocione sepse boksi të jep emër që të jesh dikush dhe duhet të mbash atë dhe me u mat me ma të mirët në botë. Herën e parë që kam fituar në boks profesional jam gëzuar shumë sepse e kam ditur që mund të bëj gjithmonë më shumë në këtë sferë.
KOHA: A e keni menduar ndonjëherë humbjen?
Një progres që nuk e blenë me të holla, sepse duhet të fitosh vet, sa më shumë të jep fuqi Zoti je vetvetja e kundërshtarit, sepse tek unë nuk vjen askush të më thotë “bëj stërvitje”, sepse duhet të shkoj vetë se konkurtenca është shumë e madhe pasi ka gjithmonë boksier të fuqishëm.
KOHA: Cilat janë synimet tuaja pas ndeshjeve?
Synimet e mia janë që tash pas dy luftëra që do bëj të kem më shumë emër në Gjermani, por edhe në mbarë botën dhe të prezantoj shqiptarët sa më mirë.
KOHA: Çfarë i rekomandoni të rinjtë të cilët duan të merren me këtë sport?
Gjeneratat e reja dhe djemtë e rinj mund të them se boksi është sporti më i mirë në botë, sepse nuk është vetëm të rrihesh por të jep karakter në jetë dhe bëhesh më ndryshe në jetë, të ndihmon shumë në disiplinën private dhe në sport.
KOHA: Kush është Edi jashtë ringut?
Unë jam Edi Kadrija nga Komuna e Junikut, Edi flet me gjithë njësoj dhe nuk bëj krahasime i dashur për të gjithë. Nuk jam boksier që bie poshtë e lartë, por unë hy në ring dhe rrihem vërtetë e nuk dua të më prek në boks, por nëse humbi ose fitoj – nuk ka lidhje, por kur rrihem unë është big drama shou, pasi ka shumë boksierë që bëjnë filma në ring.
KOHA: Kryesisht femrat e famshme duan të lidhen me meshkuj të fuqishëm, a ke në krah ndonjë bukuroshe?
Jam single që gjashtë muaj dhe normal që kërkoj dhe shoh, por nuk kam shumë kontakte me femra, sepse stërvitja dhe puna e jeta e pushimi, gjumi nuk më jep shumë kohë, andaj duhet të kem një femër që i kupton këto gjëra. Ka interese shumë, por nuk e kam mendjen njëherë aty, ndoshta vjen momenti dhe martohem menjëherë (qesh).