Njësia e dytë ka +5.74%, Njësia e tretë -7.64%, Njësia katër -6.36% dhe Njësia gjashtë +8,60%. Për tu balancuar njësitë, nevojiten ndryshime në Kodin zgjedhor me të cilat do të ndryshohen kufijtë e njësive zgjedhore dhe disa vendvotime të barten nga njëra njësi në tjetrën. Megjithatë, Ministria e Drejtësisë, ajo që duhet të propozojë ndryshime ligjore, topin e hedh të KSHZ
Shkup, 5 shkurt – Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka njoftuar Parlamentin dhe Ministrinë e Drejtësisë se katër nga gjashtë njësitë zgjedhore e tejkalojnë kufirin ligjor +-5% të numrit të votuesve. Njësia e dytë ka +5.74%, Njësia e tretë -7.64%, Njësia katër -6.36% dhe Njësia gjashtë +8,60%. Për tu balancuar njësitë, nevojiten ndryshime në Kodin zgjedhor me të cilat do të ndryshohen kufijtë e njësive zgjedhore dhe disa vendvotime të barten nga njëra njësi në tjetrën. Ministria e Drejtësisë thotë se këto ndryshime duhet t’i propozojë KSHZ-ja. “Ekziston tejkalimi i kufijve ligjor të njësitë zgjedhore. Njoftojmë se sipas ligjit, çfarëdo nivelizimi dhe kalimi të vendvotimeve nga një njësi zgjedhore në tjetrën, duhet të bëhet me propozim të KSHZ-së. Njëkohësisht, ju informojmë se është arritur marrëveshje për zbatimin rekomandimeve të OSBE-së dhe presim që grupet parlamentare të propozojnë ndryshime në Kodin zgjedhor”, thonë nga Ministria e Drejtësisë.
Ndryshe nga Ministria e Drejtësisë thotë zëdhënësi i Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), Admir Shabani. Ai thekson se KSHZ-ja nuk është propozues e plotësimeve dhe ndryshimeve të ligjit. “As që është si institucion i tillë as që gjendet te Rregullorja e Parlamentit si institucion i cili ka të drejtë të bëjë propozim-ndryshime. Në bazë të Rregullores së Parlamentit, KSHZ nuk është propozues i propozim-ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Roli i KSHZ-së është të informojë për Listën zgjedhore sa i përket balancimit të njësive zgjedhore, dhe të sinjalizojë se duhet bërë ndryshime. Këtë punë ne si institucion i cili punon në zbatimin e Kodit Zgjedhor e kemi kryer. Ne jemi zbatues të Kodit Zgjedhor, nuk jemi propozues të ndryshimeve. KSHZ-ja nuk është propozues i plotësimeve dhe ndryshimeve të Ligjit. As që është si institucion i tillë dhe as që gjendet te rregullorja e Parlamentit si institucion i cili ka të drejtë të bëjë propozim-ndryshime”, deklaroi për KOHA, Shabani. Ai nënvizon se është çështje tjetër ajo që thotë Ministria e Drejtësisë. “Ajo që na mundëson Kodi Zgjedhor dhe natyra e institucionit si ky i yni, KSHZ-ja nuk figuron askund si propozues i ndryshimeve të Kodit Zgjedhor”, shprehet ai. Ndryshe, rekomandimet e OSBE-ODHIR-it përfshinë ndryshime që kanë të bëjnë me Listën zgjedhore, financimin e partive politike, vëzhgimin dhe monitorimin e zgjedhjeve, administrimin etj. (koha.mk)