Ai është një nga legjenda më të mëdha të botës, Diego Armando Maradona i dha shumë futbollit dhe kryesisht Argjentinës. Kombëtarja e legjendës nuk arriti të gjente më shumë se një barazim në sfidën e parë të Kupës së Botës. Për këtë dështim, kritika të shumta u folën për Messi-n pas humbjes së penalltisë. Maradona i ka dal në mbrojtje yllit të Barcelonës Lionel Messi-t, pas dështimit.
Në barazimin (1-1) të dy përfaqësueseve që bëjnë pjesë në Grupin D, lojtari kryesor i Albicelestëve pati shansin të shënonte golin e epërsisë, mirëpo portieri kundërshtar, Hannes Halldorsson, ia priti penalltinë. Maradona ka thënë se edhe lojtarët më të mirë në botë gabojnë nga pika e bardhe dhe shembullin e ka marrë nga vetja. Legjenda e futbollit botëror u në intervistën e tij për TeleSur u shpreh se:
“Kam humbur pesë penallti radhazi dhe sërish kam qenë Diego Armando Maradona. Ndeshja dhe dy pikët e humbura nga skuadra nuk janë pasojë e penalltisë së tij. Ai e tregoi fytyrën e tij duke dhënë gjithçka që kishte. Ai e kreu punën e tij. Kur e shihja në fushë, ishte shumë i nevrikosur. Ashtu si do të isha edhe unë. Ishte gjithmonë ai, vazhdimisht duhej të shmangte dy lojtarë dhe kur e bënte këtë, askush nuk ishte i hapur.”