Uji është një ndër elementët kryesorë jetësorë, pa të cilin asgjë nuk do të ekzistonte. Po, mjekët paralajmërojnë se uji mund të jetë i rrezikshëm për shëndetin e njeriut. Por ka raste kur pirja e tepërt e ujit mund të jetë vdekjeprurëse. Kur kjo ndodh, uji rrjedh nga gjaku në inde dhe qeliza të tjera. Organi kryesor i prekur nga kjo është truri. Ai enjtet ndjeshëm dhe njeriu bëhet konfuz, ka dhimbje koke dhe të përziera. Deri më tani, disa dhjetëra persona kanë humbur jetën nga intoksikimi i ujit. Të gjithë prej tyre janë sportistë që merren kryesisht me vrap. Njerëz të tjerë të rrezikuar nga intoksikimi i ujit janë ata që marrin barna për urinimin dhe ata që vuajnë nga veshkat. Ekspertët thonë se ata që merren me aktivitet fizik siç është vrapi, ecja e shpejtë e të tjera si këto, duhet të pinë ujë me elektrolite ose të konsumojnë kripë.