Shkup, 20 shkurt – Partia e Lëvizjes së Turqve mbështet kandidat të përbashkët presidencial në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, njofton Koha.
“Si parti udhëheqëse e Turqve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, para një kohe dolëm me thirrje te partitë tjera turke dhe e mbrojtëm idenë për kandidat të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Edhe pse qëllimi ishte bashkimi i turqve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, megjithatë u pa se kushtet ende nuk janë arritur për realizimin e këtij mendimi. Koncepti i “një shoqërie për të gjithë” është komponentë vitale e nënqiellit tonë dhe me qëllim të përforcimit të kësaj fryme organet e Partisë për Lëvizje të Turqve (THP) e pranojnë qëndrimin e koalicionit të udhëhequr nga LSDM për kandidat të përbashkët presidencial”, bëjnë të ditur nga Partia e Lëvizjes së Turqve, transmeton KOHA.
Nga kjo partii thonë se kandidati i përbashkët presidencial duhet të jetë person i cili do të pranohet nga masa të gjëra dhe do t’i bashkojë të gjitha shtresat e shoqërisë sonë.
“Koha e polarizimeve dhe ndarjeve tashmë është e kaluar dhe besojmë se me kandidat i cili do t’i krijojë vlerat e bashkëjetesës suksesi do të jetë i pashmangshëm”, thonë nga Partia Lëvizjes së Turqve. (koha.mk)