Më shumë se 30 burra tullacë ishin mbledhur në një qytet të Japonisë, me të vetmin qëllim për të treguar kokat e tyre pa flokë dhe për tu argëtuar. Anëtarë të klubit ‘Meshkujt tullacë’ morën pjesë në një aktivitetet interesant, ku dy nga pjesëmarrësit garojnë duke ngjitur në kokat e tyre një litar. Garën e fiton ai person që arrin ta shkëpusë dhe tërheqë drejt vetes litarin nga kundërshtari, shkruan The Huffington Post. “Ende më dhemb koka”, thoshte Toshiyuki Ogasawara duke qeshur, teksa shton se duhet vënë akull në kokë për ta qetësuar dhimbjen. Ndërkohë, Masatomo Sasaki, 64 vjeçar, mori pjesë për herë të parë në këtë turne, dhe thotë se ky organizim e ka bërë të ndihet shumë mirë për kokën e tij pa flokë. “Jam krenar, apo më mirë te them ndihem mirë që jam tullac, krejt falë këtij klubi”, thotë 40 vjeçari Sasaki. Kjo ngjarje mbahet çdo vit me datën 22 shkurt.
Edhe tullacët kanë garat e tyre (VIDEO)
Leave a comment