Këshilli i BE-së sot mori vendim për tre muaj t’i vazhdojë kontrollet e kufijve të brendshëm në Zonën e shengenit. Pesë shtete të shengenit e mbajnë të drejtën t’i vazhdojnë kontrollet – Austria, Gjermania, Danimarka, Suedia dhe Norvegjia. Me vendimin theksohet se kontrollet e kufijve duhet të përkufizohen në kohë, vend dhe shpeshtësi. Vendimi për ruajtjen e kontrollit të kufirit është sipas rregullave për veprim në gjendje të jashtëzakonshme. Këshilli rekomandon që kontrollet të realizohen vetëm si mundësi e fundit për ruajtjen e rendit të brendshëm dhe për pengimin e lëvizjes së emigrantëve që kanë hyrë në mënyrë të paligjshme. Pesë shtetet e theksuara duhet çdo javë t’i vlerësojnë rrethanat dhe çdo muaj ta njoftojnë Komisionin Evropian. Shtetet kanë liri vet t’i pezullojnë kontrollet para skadimit të tre muajve, nëse krijohen kushte të domosdoshme për to.