Listës së anëtarëve të përjashtuar të VMRO-DPMNE-së, i është shtuar edhe ish ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov. Ngjashëm si bashkëpartiakët e tij Sasho Mijallkov, Mitko Jançev e të tjerë, edhe Todorovi është përjashtuar nga partia e tij amë në mbledhjen e fundit të Komitetit Qëndror të VMRO-DPMNE-së.