Tiranë, 1 tetor – Tirana zyrtare e përshëndet votën e dhënë “pro” të qytetarëve të Maqedonisë “për mbështetje të marrëveshjes për emrin me Greqinë në referendumin e djeshëm konsultativ”.
Në kumtesën e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, qëndron se Shqipëria e nxit vazhdimin, pa vonesë të procesit të mëtutjeshëm legjislativ në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë që të iniciohen ndryshimet e nevojshme kushtetuese. Kjo, gjithashtu, me qëllim që të zbatohet plotësisht Marrëveshja e arritur në Prespë, si rrugë e vetme për anëtarësimin e vendit në NATO dhe BE.
“Është koha që të gjitha forcat politike në Parlament t’i përgjigjen vullnetit të qytetarëve dhe me konsensus të gjerë të shfrytëzojnë këtë mundësi historike për avancimin e rrugës euroatlantike të vendit”, theksohet në kumtesë.