Shkup, 22 tetor – Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla mesatare dhe me erë të dobët nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej dy deri në tetë, ndërsa ajo e ditës prej 22 deri në 29 gradë. Në Shkup kryesisht me diell me erë të dobët nga drejtimi verior. Temperatura do të lëvizë prej gjashtë deri 26 gradë. Nga e hëna do të mbisundojë mot me vranësira me të reshura të shiut, kohë pas kohe do të jenë më të rrëmbyeshme. Të hënë pasdite, në pjesët lindore do të ketë kushte për paraqitje lokale të bubullimave. Natën ndaj të martës do të fillojë të fryjë erë kohë pas kohe e përforcuar nga drejtimi verior, e cila në ditët në vijim do të shkaktojë rënie të temperaturave ditore, ashtu në zonat më të larta malore në veri të reshurat do të kalojnë në borë.