Shkup, 1 qershor – Qytetarët edhe sot dhe nesër do të mund ta konfirmojnë apo korrigjojnë paraqitjen e paraplotësuar tatimore.
Nga e hëna, paraqitjet tatimore vjetore do të marrin statusin e paraqitjeve përfundimtare.
Nga Drejtoria për të ardhura publike dje informuan se do t’u mundësojë qytetarëve ta konfirmojnë ose korrigjojnë vjetore edhe gjatë fundjavës për shkak që afati i fundit për marrjen e statusit të paraqitjeve përfundimtare vjetore është në ditë jopune, në pajtim me atë që më 03.06.2019 (e hënë) Paraqitjet tatimore vjetore do të marrin status të Paraqitjes tatimore vjetore – e konfirmuar apo e korrigjuar.
“Paraqitjet të cilat nga ana e qytetarëve as nuk janë konfirmuar as korrigjuar do të konfirmohen zyrtarisht”, njoftojnë nga DAP.