Stamboll, 11 tetor – Gjykata në Stamboll dënoi shtatë pjesëtarë të armatës me burg të përjetshëm për shkak të involvimit në tentimin e vitit të kaluar për puç në shtet. Ata u shpallën fajtorë pas akuzave për shkatërrim të rendit kushtetues, njofton Si-En-En Turk. Pesë nga ata morën nga 200 vite burg secili prej tyre, ndërsa dy të tjerë nga 166 vite dhe tetë muaj. Mediumi njofton se personat e armatës kanë okupuar një qendër logjistike në Stamboll dhe një xhami. Qeveria turke konsideron se organizator i tentimit për puç më 15 korrik të vitit 2016 është predikuesi islamist Fetullah Gjylen i cili jeton në SHBA.