Shkup, 22 mars – Alarmi për spostimin e kufijve të moshës së shtatzënisë së parë të një gruaje nuk po bie vetëm për maqedonasit, shkruan gazeta KOHA. Sipas të dhënave më të fundit për shkallën e natalitetit në vendet evropiane të realizuar nga EUROSTAT, mosha mesatare është zhvendosur nga 25 deri në 29 vjeç, ndërsa në rritje është edhe kategoria e moshës 30-35 vjeçare e femrave që lindin për herë të parë. Mosha mesatare e lindjes së parë është 27 vjeç, theksohet në raport, ku po ashtu analizohet për rrjedhojë edhe rënia e natalitetit, i cili gjatë 15 viteve të fundit ka arritur në 0,23 për qind (nga 27 mijë bebe të lindura në 2001 me mbi 23 mijë bebe në vitin 2015)… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)