Rezoluta që refuzon vendimin e Trumpit për Kudsin (Jeruslemin) u miratua në AP-OKB me 128 vota pro, 33 abstenim dhe 9 kundër. ShBA-të, Izraeli, Guatemala, Hondurasi, Ishujt Marshall , Mikronezia, Nauru, Togo dhe Palau votuan kundër rezolutës, transmeton Gazeta e Re. Në anën tjetër votimi kishte 33 abstenime. Mediat lokale dhe ato të rajonit, analistët dhe politikanët në vend, këto ditë ishin ndarë në dy grupe ku njëra pjesë pretendonte se vota e Shqipërisë do të jetë kundër projektrezolutës kurse pjesa tjetër Pro. Rezultatet përfundimtare treguan se Shqipëria zgjodhi të merr pjesë në mesin e 128 shteteve të botës të cilët votuan pro rezolutës. Kështu që AP-OKB do të detyroj ShBA-të që ti tërheq vendimin për të njohur Jerusalemin (Kudsin) si kryeqytet të Izraelit.