Edhe Sarri e sheh Trippierin si pasues të Cancelos

Burime të shumta të mediave italiane tregojnë se Kieran Trippier shihet si pasues i Joao Cancelos te Juventusi, edhe pse Tottenhami dëshiron 25 milionë euro. Sipas mediumeve Sportitalia dhe La Gazzetta dello Sport, trajneri i ri i Juventusit, Maurizio Sarri e sheh Trippierin si zëvendësim ideal për Cancelon, i cili pritet të kalojë te Manchester City.

Juventusi thuhet se i është ofruar anglezit një kontratë pesëvjeçare me vlerë 2.6 milion euro në sezon dhe bonuse të lidhura me performancën. Problemi më i madh është skuadra angleze, Tottenham, pasi ata kërkojnë të paktën 25 milionë euro për mbrojtësin e djathë 28-vjeçar.

Edhe pse Sarri tashmë ka punuar me Elseid Hysajn në Empoli dhe Napoli, ai nuk duket të jetë favorit për t’u bashkuar me të në Torino.