Shkup, 15 dhjetor – Punëdhënësit presin sa më shpejt të formohet qeveri e re dhe institucionet të funksionojnë sërish. Siç vlerësuan sot, nëse kriza politike vazhdon, do të vihen në pikëpyetje edhe investimet vendore dhe ato të huaja. Asnjë biznesmen nuk do të investojnë në projekte të reja dhe kjo natyrisht do të reflektojë në rritjen e ekonomisë. “Jemi të vetëdijshëm se tani për tani shanset janë shumë të vogla për të fituar qeveri stabile. Kjo do të mundësohet vetëm nëse kemi koalicion të gjerë. Nuk e di nëse politikanët tanë mund të vijnë deri në zgjidhje të tillë, nuk mund të paragjykojmë, por mund të konfirmojë se fillimisht do të vuajnë investimet e reja. Vendimet edhe për investitorët e huaj edhe për ata vendorë janë shumë të rënda. Asnjë biznesmen nuk do të investojë mjete të mëdha në projekt të ri në një situatë të tillë politike”, deklaroi kryetari i Organizatës së punëdhënësve (OPM) Angel Dimitrov pas seancës së Bordit drejtues. Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, Dimitrov tha se edhe pa ndryshim të pagës minimale, pagat do të rritet. Ky është fakt, theksoi, sepse kemi kryegjë shumë të ulët dhe paga shumë të ulëta në sektorin publik. Sipas tij, fati i K-15 është e barabartë sikur vjet. Mbetet vlera e njëjtë, 40 për qind nga paga mesatare në tre muajt e fundit. Kompanitë më të mira, informon, këtë e kanë bërë që gjatë pushimit vjetor, ndërsa një pjesë e bëjnë tani. “Kemi kompani në të cilat një punëtor ka punuar nga janari deri në korrik, ka shkuar në një firmë tjetër ku ka punuar nga korriku deri në dhjetor, dhe kështu shtrohet pyetja nëse në dy vendet duhet të marrë K-15. Kemi edhe kompani të cilat dëshirojnë K-15 të jetë e lidhur me rregullsinë e punonjësve ose për të gjithë punëtorët vlera të jetë e njëjtë, disa, varësisht nga rezultatet e arritura, të marrin më shumë. E gjithë kjo mund të ndryshojë vetëm me debat të përbashkët dhe konsensus mes nesh dhe sindikatave”, theksoi kryetari i OPM-së. Bordi drejtues i ka konfirmuar propozimet dhe kërkesat të cilat do të dorëzohen deri te qeveria e re. Shteti tua kthejë punonjësve të rinj deri në moshën 25 vjet kontributet e paguara dhe tatimin personal, krijimin e mundësive për punën sezonale të studentëve, reforma urgjente në sistemin arsimor për krijimin e kuadrit profesional të kualifikuar në pajtim me nevojat e ekonomisë, ndryshime të ligjdhënies për siguri dhe shëndet gjatë punës dhe për shoqatat tregtare, janë pjesë e propozimeve të Organizatës së punëdhënësve.