Afati kalimtar veror është mbyllur ditën e hënë, më 2 shtator. Shumë transferime janë kryer në ditën e fundit të afatit kalimtar. Sigurisht që lëvizja më e madhe mbetet kalimi i Mauro Icardit nga Inter te PSG, shkruan lajmi.net, përcjellë gazeta KOHA.
Një lëvizje të madhe ka bërë edhe Roma, duke transferuar Henrik Mkhitaryan nga Arsenal. Por, edhe pas mbylljes së afatit, skuadrat në Evropë mund të angazhojnë edhe disa lojtarë që janë pa kontrata, dhe në pozitë të tillë, janë disa emra të njohur.
Një formacion i plot mund të formohet me këtë lojtar: Sorrentino; Abate, Paletta, Strinic; Marchisio, Bertolacci, Rodwell; Guarin; Ben Arfa, Okazaki, Biabiany.