Shkup, 3 tetor – Jo vetëm të rinjtë të moshës prej 20 deri në 30 vite duan të ikin nga Maqedonia, por edhe personat më arsim të lartë të moshës 31 deri në 40 vite mendojnë të braktisin vendin, duke përfshirë këtu edhe 70 përqindëshin e profesorëve të lëmive të ndryshme, shkruan gazeta KOHA. Anketa me titull “Vendosja e kritereve për cilësi në shkencat shoqërore në funksion të parandalimit të ikjes jashtë së trurit nga Republika e Maqedonisë”, e realizuar nga Instituti për Kërkime Strategjike dhe Edukim në bashkëpunim me Fakultetin e Drejtësisë “Justiniani i Parë” në Shkup tregon se tashmë 20 për qind e profesorëve në nivel vendi kanë filluar me përgatitjet për largim nga Maqedonia. Pas prezantimin të rezultateve, autori i anketës profesori i shkencave juridike, Misho Dokmanoviq, u shpreh se anketa e zhvilluar me mjekë, profesorë dhe doktorë shkencash nga të gjitha lëmit – tregon rezultate shqetësuese, sepse siç tha ai, 68 për qind e të anketuarve janë përgjigjur se duan të iknin nga Maqedonia, ndërsa 20 për qind vetëm se kanë marrë aktivitete konkrete për ta lëshuar… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)