Pas disa premtimeve të pa realizuara të pushtetit lokal në Preshevë, si hapja e fabrikave, sigurimi i teksteve shkollore, kthimi i prokurorisë dhe gjykatës, edhe premtimi për hapjen e kufirit Miratoc-Llojan deri në fund të vitit 2018 si duket po mbetet i pa realizuar. Në muajin korrik Kryetari i komunës, Shqiprim Arifi kishte deklaruar se “ çështja e hapjes së kufirit është e përfunduar dhe se hapja do të bëhet deri në fund të vitit 2018″.
Sipas Kryetarit Arifi, atë kohë kishin mbetur të rregullohen vetëm edhe disa punë teknike nga pala serbe.
Mirëpo, deri në fund të vitit 2018 kanë mbetur edhe vetëm një javë dhe hapja e kufirit as që është duke u diskutuar në këtë periudhë. Qyetetarëve të Preshevës u mbetet të shpresojnë se në vitin 2019 dy qeveritë, e Maqedonisë e sidomos ajo e Serbisë, më në fund të tregojnë gatishmëri që ky kufi të hapet dhe të lehtësohet qarkullimi i qytetarëve.