Shkup, 28 mars – ARM sonte ka kumtuar se policia ushtarake do të përfshihet në sigurimin e objekteve të caktuara si karantinë shtetërore.
“Policia ushtarake prej sonte do të jetë pjesë e sigurimit të një pjese të objekteve të caktuara si karantinë. Detyra jonë është të japim maksimumin në realizimin e masave për parandalimin e përhapjes së Covid 19. Shëndeti është më i rëndësishëm #rri n’shpi”, theksojnë nga ARM. (koha.mk)