Nga lëndimet me armë zjarri, nga të shtënat që mbrëmë, gjysmë ore pas mesnate ndodhën në rrugën “Franklin Ruzvelt” ndërroi jetë edhe një prej dy pasagjerëve në automjetin “Seat Altea”. Nga Qendra e Urgjencës konfirmuan se lëndimeve iu nënshktruan edhe 47-vjeçari i cili dy orë pas pranimit në spital, respektivisht rreth orës 3 pas mesnate, iu nënshktrua lëndimeve të rënda të marra nga armë zjarri. Edhe përkundr përpjekjeve të ekipit mjekësor, i lënduari iu nënshtrua lëndimeve, deklaroi për MIA-n dr Alber Leshi, shef i Qendrës së Urgjencës në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza.
Tridhjetë miniuta pas mesnate në Qendrën e Urgjencë ishin sjellë tre persona, menjëherë është konstatuar vdekja, dy të tjerët janë hospitalizuar në KARIL me lëndime në rrezik për jetën ku njëri vdiq dy orë pas pranimit në Qendrën e Urgjencës. Të hospitalizuarit të tretë i është kryer intervenim kirurgjikal gjatë natës dhe vazhdon të mjekohet në Repartin Intensiv.
Sipas burimeve nga hetimi, ndaj autmjetit “Seat Altea” në të cilin kishte tre persona është shtënë nga persona të panjohur nga një automjet në lëvizje. Në vetë vendin e ngjarjes nga këmbimi i zjarrit u vra 44-vjeçari N.A ndërsa dy të tjerët F.E (1999) dhe A.P (1969) me ambulancë mbrëmë janë transportuar në Qendrën e Urgjencës.