Tani për tani nuk ka informatë se kur do të vazhdojë mbledhja e Komisionit kuvendor për financim dhe buxhet, në të cilën në rend dite është Propozim-buxheti për vitin 2018. Kryetarja e Komisionit, Liljana Kuzmanovska për MIA-n theksoi se për atë se kur do të vazhdojë seanca, do të shpallet në ueb-faqen e Kuvendit, si dhe për të gjitha komisionet e tjera.
Debati për buxhetin filloi të hënën më 27 nëntor, ndërkaq janë parashtruar mbi 270 amendamente. Duhej të përfundonte për më së shumti dhjetë ditë. Pas informatave për arrestimet e djeshme për dhunën në Kuvend të 27 prillit, mes të cilëve ka edhe deputetë, mbledhja e Komisionit ishte shtyrë pa arsyetim të posaçëm, që më pas të ceket se kjo është bërë për shkaqe teknike.
Sipas Rregullores për punë të Kuvendit, debati rreth amendamenteve për propozimin e buxhetit në mbledhjen e komisionit amë dhe të Komisionit ligjdhënës-juridik mund të zgjasë më së shumti gjithsej dhjetë ditë pune. Materiali nga mbledhja me amendamentet e pranuara sërish parashtrohet në Qeveri, e cila përgatitë propozim të plotësuar. Qeveria e kthen propozimin e plotësuar në Kuvend, debati i të cilit zgjatë më së shumti pesë ditë.