Një makinë e re, e veçantë dhe e jashtëzakonshme: Lamborghini Squadra Corse ka prezantuar SC20, ekzemplar unik, që mund të përdoret edhe në pistë, edhe në rrugë. Kjo është makina e parë e hapur Lamborghini që është prodhuar nga departamenti sportiv i markës italiane. Lamborghini nuk ka dhënë detaje teknike të kësaj makine, që është frymëzuar nga Diablo VT Roadster, Aventador J, Veneno Roadster dhe Concept S.